
Presidenti Trump drejton akuza për manipulim votash
06 nëntor 2020
| 08:02
Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të enjten mbrëma ka theksuar se po i vidhej një mandat i dytë.
“Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj me lehtësi”, ka deklaruar Trump.
“Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet”, është shprehur Trump.
Presidenti Trump shpenzoi 16 minuta në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se avantazhet që ai mbajti në shtetet e lëkundura po “eliminoheshin fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave.