Presidenti Trump uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, ka thënë Trumpi në urimin e tij dërguar presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ndërkohë, presidenti Begaj ka pohuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta.
“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Faleminderit, ShBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë, dhe do të qëndrojë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, ka shkruar Begaj në platformën “X”.



