Presidenti u uron agjërim të lehtë besimtarëve islamë

15 maj 2018 | 19:16

Presidenti i Vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se muaji i Ramazanit e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë e besimtarëve.

“Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës…