Presidenti ukrainas: Është çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin e NATO-s

14 mars 2022 | 00:58

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën, (13 mars 2022) se është vetëm çështje kohe përpara se sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës të bjerë në territorin e  anëtarëve e NATO-s, nëse aleanca nuk vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij.

“Vitin e kaluar, bëra një paralajmërim të qartë udhëheqësve të NATO-s se nëse nuk do të kishte sanksione të ashpra parandaluese kundër Rusisë, do të fillonte një luftë”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në faqen e tij në Facebook.

“Ne kishim të drejtë…” shtoi ai. “tani e përsëris sërish – nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin tuaj, territorin e NATO-s. Në shtëpitë e qytetarëve të vendeve të NATO-s”.

Në videomesazhin drejtuar vendeve të NATO-s, Zelensky përmendi vrasjen e gazetarit amerikan Brent Renaud në Irpin, Ukrainë po të dielën.

“Një gazetar amerikan u vra sot në rajonin e Kievit. Brent Renaud. Kolegu i tij u plagos. Ishte një sulm i qëllimshëm nga ushtria ruse. Ata e dinin se çfarë po bënin. Por jo të gjithë në Perëndim duket se e dinë se çfarë po bëjnë”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se ekipi i tij po vazhdon negociatat diplomatike me Rusinë për të organizuar një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Përfaqësuesit e delegacioneve të vendeve tona flasin çdo ditë në format video. Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë – të bëjë gjithçka për të siguruar një takim të presidentëve, takimin që jam i sigurt se njerëzit po e presin”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do…