Presidenti ukrainas Zelenskiy: Mos e vendosni foton time në zyre, vendosni ato të fëmijëve tuaj

05 shkurt 2020 | 00:05

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, ka kërkuar nga punonjësit në sektorin publik që të mos vendosin fotografinë e tij nëpër zyre, por  në vend të saj të kenë fotot e fëmijëve të tyre.

Zelenskiy, që fitoi zgjedhjet presidenciale pa pasur përvojë të mëhershme në politikë, dhe më parë ishte aktor komedian, fitoi zgjedhjet me një platformë të fuqishme anti-korrupsion.

“Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.

Fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke reaguar për formimin e qeverisë së re të Kosovës,…