Presidenti uron festën e Kurban Bajramit

10 gusht 2019 | 21:10

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame, u ka uruar të gjitha të mirat.

Ai ka thënë se kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri-tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë.

Postimi i plotë i Thaçit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame  u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mentor Mazrekajt i ka zgjatur pensionimi nga futbolli aktiv, vetëm…