Presidenti viziton familjen e policit të ndjerë, Sami Thaqi

31 janar 2020 | 19:33

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e policit në Shkarashnik të Malishevës, i cili ditë më parë humbi jetën gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit.

Thaçi ka thënë se fëmijët e heroit Samiut dhe familja e tij, do ta kenë përherë kujdesin e institucioneve të Kosovës.

”Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi Republika e Kosovës, shteti më i ri…