Presidentja dhe ministri i MPB-së vizituan Policinë e Kosovës

31 dhjetor 2021 | 17:11

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kanë vizituar Drejtorinë e Përgjithshëm (DPP) të Policisë së Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Prishtinës (DRP), si dhe Stacionin Policor Qendra ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti.

Vizita u realizua në vigjilje të vitit të ri, presidentja dhe ministri u interesuan për punën në Qendrat Operativë (DPP dhe DRP) dhe shprehën urimet e tyre për vitin e ri 2022.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës falënderoi për vizitën dhe shpalosi gatishmërinë e policisë për zbatim të planit operativ për fundvit, ku policia do të jetë e angazhuar në çdo pjesë të vendit për të ofruar siguri për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor ish-deputetët Haxhi Shala…