Presidentja ka keqpërdorur pozitën në rastin me kameramanin

15 shtator 2025 | 08:10

Analisti politik Visar Ymeri në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, ka komentuar reagimin e presidentes pas arrestimit të kameramanit të Paparacit. Ai ka thënë se presidentja ka tejkaluar kompetencat dhe ka shfrytëzuar pozitën për qëllime personale.

“Presidentja e ka keqpërdor pozitën e vet. Për mendimin tim, ajo ka zhvilluar një luftë për qëllime personale me këtë rast, jo vetëm me gazetarët, por në veçanti me Paparacin si medium,” tha Ymeri.

Sipas tij, shkelja më serioze është përdorimi i pretenduar i informacionit të klasifikuar, që i vijnë presidentes nga AKI-ja dhe institucionet e tjera. “Me këto informacione ajo ka zhvilluar një luftë personale, dhe kjo është shkelja e parë, një shkelje serioze,” theksoi Ymeri.

Ai shtoi se në deklarimin publik, presidentja ka dhënë “disa gënjeshtra që sipas meje janë gënjeshtra të vetëdijshme”, duke e cilësuar këtë si problemin e dytë.

Ndërsa, si problem të tretë, Ymeri përmendi qasjen e saj personale dhe selektive në raport me familjen. “Ajo ka shfaqur një dimension jashtëzakonisht diplomatik të egoizmit, ku fliste për familjen e vet, për vajzat e saj, nga një perspektivë të veçantës së tyre krahasuar me fëmijët e tjerë,” u shpreh Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku, i njohur si Leo XIV në librin e…