Presidentja nuk e thirri në takim partinë e Limajt, reagon Nisma

13 shtator 2021 | 21:55

Presidentja e vendit, ka ftuar sot krerët e partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Por në ketë takim nuk ishte ftuar partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate e cila është e regjistruar në KQZ.

“Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim. Qëndrimi i Nismës Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve.

Nisma është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”, është bërë me dije në një njoftim të këtij subjekti politik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR),…