Presidentja Osmani: ‘Ballkani i hapur’ ka shkelur dy parime

23 dhjetor 2021 | 12:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe sot për iniciativën e “Ballkanit të hapur”.

Ajo ka thënë se kjo iniciativë ka shkelur dy parime.

“Kjo iniciativë që filloi në Novi Sad, që u quajt mini-shengen, në fakt ka shkelur dy parime, atë të gjithëpërfshirjes, sepse nuk i përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe atë të trajtimit të barabartë. Ne insistojmë që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e Procesit të Berlinit, që udhëhiqet nga Gjermania e që ka për qëllim që shtetet tona t’i shtyjë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Osmani gjatë një konference për media, ku priti në takim presidentin kroat, Zoran Milanoviq.

Ajo ka thënë se Kosova ka bërë të qartë se alternativa e vetme është Procesi i Berlinit, ku, sipas presidentes në këtë ka qenë parimi gjithëpërfshirës dhe barabarësisë.

Osmani ka thënë se përderisa Serbia e udhëheq iniciativën “Ballkani i hapur” dhe nuk e njeh Kosovën, s’mund të pritet që presidenti serb Aleksandër Vuçiqi të ketë qëllime të mira.

“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën, ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira për Kosovën, sepse vetë militarizimi i Serbisë, që po ndodh, tregon se ka tendenca destabilizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destablizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën, atëherë dikush mund ta marrë seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Osmani: Kroacinë e konsiderojmë aleate kyçe të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët…