Presidentja Osmani dekreton Ligjin për ndarjet buxhetore

28 shkurt 2026 | 18:06

Presidentja e Republikës së Kosovës ka dekretuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Lajmi është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka thënë Kupina për dukagjinin.

Me dekretimin e këtij ligji, hyn në fuqi zbatimi i ndarjeve buxhetore për institucionet dhe programet përkatëse për vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani e ka dekretuar të premten Ligjin mbi…