Presidentja Osmani dënon agresionin rus ndaj Ukrainës

24 shkurt 2022 | 07:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me një shkrim në “Twitter”, Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të paprovokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar ajo.

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë që të ndalim çfarëdo destabilizimi në rajonin tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase pak minuta më parë ka raportuar se ka…