Presidentja Osmani: Ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë

12 tetor 2025 | 10:22

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu, kanë votuar pak më parë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë”, tha ajo.

Osmani i ka uruar suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në zgjedhje.

Ajo ka thënë se shpreson që vota të mbrohet me çdo kusht.

Osmani i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit…