
Presidentja Osmani fton në takim liderët e partive politike
12 maj 2025
| 15:10
Presidentja Vjosa Osmani të enjten do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Osmani tashmë ka dërguar ftesat për takimet e para me liderët e partive politike.
“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka bërë me dije Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës.
Kujtojmë se për 14 herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit.
Vetëvendosje po insiston në Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, emër ky që po refuzohet nga partitë e tjera, të cilat po e shohin si figurë përçarëse.