Presidentja Osmani kujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës
31 mars 2026
| 12:51
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.
“Më 31 mars 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor. Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli. 13 persona mbijetuan që ta mbajnë mbi supe kujtesën dhe të vërtetën që nuk duhet të harrohet kurrë. Makineria vrasëse e Serbisë, të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, ekzekutoi brutalisht 42 civilë. Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme. Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.



