Presidentja Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e Haki Rugovës

09 mars 2022 | 12:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova.

Në telegramin e ngushëllimit të presidentes është thënë se Rugova ka dhënë kontribut për shumë procese të rëndësishme në vend.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z. Haki Rugova, ish-kryetar i Komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribuues në shumë procese politike në vend”, është thënë në telegram ngushëllimin e Osmanit.

Presidentja Osmani, ka thënë se Haki Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për z. Haki Rugova!”, është thënë në telegram ngushëllimin e presidentes Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dhe PSG-ja e kërkojnë kualifikimin në çerekfinale. Këto…