Presidentja Osmani ndan medalje për mërgimtarët në SHBA

12 korrik 2025 | 22:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar mërgatën shqiptaro-amerikane.

Osmani i ka ndarë medalje presidenciale diasporës amerikane për mërgimtarët që kontribuan për liri të Kosovës.

“Përgjatë viteve 80’ta dhe viteve 90’ta kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës dhe gjenocidal i Millosheviqit, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i besës dhe shpresës, jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë”, tha Osmani.

Në New York, Presidentja e Republikës së Kosovës e nderoi post-mortum edhe Rexhep Gali Balidemajn me Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, në shenjë mirënjohjeje për jetën dhe kontributin e tij të çmuar.

Në këtë ceremoni janë ndarë medalje si “Urdhri i Pavarësisë” dhe “Hasan Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë…