Presidentja Osmani, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër, aktivitete dhe takime

22 maj 2025 | 08:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër sot në ditën e dytë do të ketë disa aktivitete.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen.

Ndërsa, në orën 11.45 do të vizitojë Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 presidentja Osmani do të takohet në Gjenevë me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

Është kjo vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit të këtij shteti.

Presidentja Osmani u prit në Zvicër me nderime ushtarake.

Agjencia e lajmeve Ekonomia Online do të raportojë vijimisht edhe me video nga vendi i ngjarjes edhe për ecurinë e ditës së dytë të vizitës së presidentes Osmani në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…