
Presidentja Osmani përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar sot avokatin Bajram Kelmendi me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin, të cilët u rrëmbyen nga forcat gjenocidale të Serbisë dhe u ekzekutuan mizorisht, 23 vjet më parë.
Ajo ka thënë se vrasja e aktivistit për të drejta të njeriut dhe e djemve të tij ishte një veprim i paramenduar i pushtetit serb, pikërisht në ditën kur NATO-ja filloi sulmet ajrore për t’i dhënë fund përpjekjes së këtij regjimi për shfarosjen e popullit të Kosovës.
“Të rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë, avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kushtrimi, 23-vjet më parë u ekzekutuan mizorisht. Vrasja e aktivistit për të drejta të njeriut dhe e djemve të tij ishte një veprim i paramenduar i pushtetit serb, pikërisht në ditën kur NATO-ja filloi sulmet ajrore për t’i dhënë fund përpjekjes së këtij regjimi për shfarosjen e popullit të Kosovës. Avokati Kelmendi do të mbahet mend për angazhimin në fushën e drejtësisë, e cila do të vendoset kur vrasësit e tij dhe dy djemve do të vihen para drejtësisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij!”, ka thënë Osmani.