
Presidentja Osmani përkujton heroin Ismet Rrahmani
27 gusht 2025
| 11:27
Në 27-vjetorin e rënies, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rrahmanin.
Në njoftimin e Presidencës në “Facebook” është thënë se Rrahmani ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.
“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani”, citohet të ketë thënë Osmani.