Presidentja Osmani përkujton Tahir Zemajn në 23-vjetorin e vrasjes

04 janar 2026 | 15:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonel Tahir Zemaj në 23-vjetorin e vrasjes së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Në një njoftim të Presidencës, Osmani e ka cilësuar kolonel Tahir Zemajn si “oficer profesionist, atdhetar të jashtëzakonshëm, luftëtar të lirisë dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”.

Ajo ka theksuar se vrasja e kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij mbetet një plagë e hapur dhe një kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende nuk është vënë në vend.

“Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan e luftuan”, citohet të këtë thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka nderuar jetën dhe veprën e tyre, duke theksuar se sakrifica e kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit do të mbetet përherë pjesë e kujtesës kolektive të Kosovës.

“Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!”, citohet të këtë thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Leoni  ka bërë thirrje që “sovraniteti” i Venezuelës të…