Presidentja Osmani pritet nga perandori i Japonisë

23 korrik 2021 | 11:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Perandori Naruhito i Japonisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar që se bashku me liderë të tjerë botërorë kanë falënderuar Japoninë për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe organizimin e lojërave olimpike.

“Ishte nder i veçantë të pritem në Pallatin e Perandorisë nga Perandori Naruhito i Japonisë. Së bashku me liderë të tjerë botërorë falënderuam Japoninë për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe organizimin e lojërave olimpike përkundër rrethanave të rënduara të pandemisë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i CIA-s, William Burns, ka deklaruar se ka rritur…