Presidentja Osmani sheh nga afër ushtrimin Defender Europe ’25

29 maj 2025 | 15:37

Presidentja Vjosa Osmani në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka vizituar Defender Europe ’25 – ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por ka edhe nderin të jetë nikoqire.

“Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se vetëm dy ditë më parë, në ShBA, diskutuan për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës.

“Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 – një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Interit, Nicolo Barella foli për finalen e Ligës…