Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump

07 dhjetor 2024 | 19:54

Në Paris janë mbledhur një numër i madh liderësh botërorë duke përfshirë edhe Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.

E ky tubim i tyre ka ardhur për ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme Notre Dame, e cila u dogj në vitin 2019.

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.

Ajo shihet t’i ketë shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

Rindërtimi i Notre Dame ka zgjatur mbi 5 vjet dhe ka kushtuar mbi 800 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…