Presidentja Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
19 mars 2026
| 11:44
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.
Presidentja Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
Më tej, presidentja shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.



