
Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene në Lubjanë
13 tetor 2025
| 19:38
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar sot në Lubjanë me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka theksuar se takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
“Një diskutim si gjithnjë i përzemërt me miken e Kosovës, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë. Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tone”, shkroi Osmani.