Presidentja Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Japonisë

14 qershor 2025 | 11:08

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Japoni. Osmani ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

“Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Ajo ka shtuar tutje se “Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka…