
Presidentja Osmani takon përfaqësues të bizneseve në Malajzi: Kosova një destinacion premtues për investime
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën në shtetin e Malajzisë.
Ajo ka njoftuar se atje ka takuar përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit.
Osmani thotë se me përfaqësues të organizatave që përfaqësojnë mbi 100 mijë biznese, ka diskutuar për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja.
Postimi i plotë:
Kosova si një destinacion premtues për investime!
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, diskutuam për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja.