
Presidentja Osmani takon Prattipatin, temë hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit
22 korrik 2025
| 15:59
Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit, thuhet se në takim “u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”. Në njoftim nuk u dhanë detaje tjera nga ky takim.
Presidentja ndërkaq ka lajmëruar për një konferencë për media sot nga ora 16:00.