Presidentja Osmani udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

09 nëntor 2022 | 16:21

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Sipas njoftimit në faqen e këtij forumi bëhet e ditur se tema kryesore e cila pritet të diskutohet nga pjesëmarrësit në këtë edicion është kapërcimi i krizave.

Presidentja Osmani do të jetë paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.

Bashkë me Osmanin penalistë do të jenë edhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS), Paskal Bonifaci dhe Këshilltari i Lartë, Qendra për Dialog Humanitar, Jean-Marie Guéhenno.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Samet Krasniqi nga Opoja, rrezikoi duke e vënë banesën…