Presidentja Osmani uron Papën Leo XIV në emër të popullit të Kosovës

08 maj 2025 | 20:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papa Leo XIV pas zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë, duke e cilësuar zgjedhjen e tij si të një rëndësie të veçantë për kohën në të cilën jetojmë.

Në një deklaratë zyrtare, Osmani  e uroi Papën e ri në emër të popullit të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia më të sinqerta Shenjtërisë së Tij, Papa Leo XIV, me rastin e zgjedhjes së tij.”

Ajo theksoi rëndësinë e udhëheqjes shpirtërore në kohë sfidash globale, duke vënë theksin te nevoja për paqe, unitet dhe dhembshuri:

“Në një kohë kur bota ka etje për paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë një peshë të madhe. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësi morale, udhëheqje e palëkundur dhe përkushtim i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu.”

Papa Leo XIV, i lindur në Çikago, SHBA, është papa i parë amerikan në historinë e Kishës Katolike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, në emër të popullit të Republikës së…