Presidentja Shiroka-Pula merr letër urimi nga homologu austriak, Van der Bellen

23 tetor 2026 | 10:53

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Presidencës, në letrën e tij, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve.

Presidenti austriak ka vënë në pah edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten Shiroka-Pula në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e perspektivës së përbashkët evropiane.

Në letër, Van der Bellen ka ritheksuar përkushtimin e Austrisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e reformave dhe në rrugën drejt integrimit evropian.

Në përfundim të letrës, presidenti austriak i ka uruar presidentes Shiroka-Pula suksese në përmbushjen e mandatit të saj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen…