Presim mbështetje më të fuqishme nga Kosova dhe Shqipëria

06 nëntor 2018 | 08:29

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vlerësuar se kjo fitore e tij tregon se Partia për Veprim Demokratik (PVD) është subjekt i së ardhmes. 

Ai ka thënë se Këshilli të cilin do ta drejtojë gjatë këtij mandati do të jetë mekanizëm shtesë për realizimin e lirive individuale e kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka bërë me dije se prioritete do t’i ketë cilësinë në arsim, kulturën, informimin si dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. 

Ai ka thënë se pret mbështetje më të fuqishme nga Kosova dhe Shqipëria si dhe një rol më aktiv të tyre.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat në Kosovë janë nën përcjelljen e Bankës Qendrore të…