Prestigjiozja italiane komenton emblemën në xhaketën e Shaqirit, e quan ‘organizatë terroriste’

11 tetor 2021 | 08:38

Prestigjiozja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” i bën jehonë veprimit të një tifozi shqiptar, që depërtoi deri te vendi ku po zhvilloheshin intervistat me protagonistët helvetë pas fitores 2-0.

Tifozi, që konsiderohet pa të drejtë “eksponent i UÇK” nga gazeta në fjalë, i hedh krahëve Xherdan Shaqirit një xhup me stemën e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Kapiteni shqiptar i Zvicrës befasohet fillimisht, pastaj qesh dhe e largon “dhuratën” e tifozit shqiptar.

Duke e pasur kombëtaren helvete në grup dhe rival të fortë për kreun, ky moment ka marrë vëmendje të madhe në Itali. “Gazzetta dello Sport” e përshkruan si vijon:

“Pas ndeshjes Zvicër-Irlandë e Veriut (grupi i Italisë, 2-0 për nikoqirët), një eksponent i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) hodhi një xhaketë me logon e organizatës terroriste mbi supet e Xherdan Shaqirit.

Ish-futbollisti i Interit, tani te Lyon, me origjinë kosovare, po jepte intervistë për RSI (Radio Televizioni Zviceran). Ai e hoqi menjëherë atë dhe tifozi u bllokua nga policia, por “rasti” u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Dinamika ende nuk është përcaktuar, por nuk është e qartë sesi një person me atë xhaketë arriti të hyjë në stadiumin e Gjenevës, duke iu shmangur kontrolleve të ndryshme. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë paramilitare kosovaro-shqiptare, e përfshirë në listën e OKB-së si organizatë terroriste e vitit 1998”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri ka gjetur një lidhje midis hyrjes…