
Pret lisin në mes Prishtinës, gjobitet 300 euro
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në kryeqytet, ku një qytetar kishte vendosur ta priste një dru, por nuk ka arritur tërësisht ta kryente “punën” e tij, për shkak të njoftimit të kësaj dukurie tek organet kompetente. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Inspeksionit të komunës së Prishtinës.
Pas këtij gjesti të turpshëm të qytetarit, për dëmin e bërë, Drejtoria e Inspeksionit e Prishtinës, ia ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh si dhe poashtu ka kërkuar nga ai që brenda 5 ditësh ta mbjellë drurin e ri.
Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i kësaj drejtorie Adonis Tahiri.
Njoftimi i plotë i Tahirit:
E pafalshme!
Gjobë, dhe 5 ditë afat për mbjellje të drurit të ri. Në të kundërt, vazhdojmë me masa të tjera.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10223471418276240&set=a.10200216001345351&type=3&theater