Prezantohen potencialet turistike të Kosovës në Berlin

07 mars 16:31

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar paraqitjen shtetërore në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë paraqitje shtetërore me brendin e njohur globalisht “Kosovo Ready For You”, pesë operatorë turistikë nga Kosova, po prezantojnë potencialet turistike të Kosovës.

Në këtë panair, Kosova prezantohet në mesin e 180 vendeve pjesëmarrëse, që vizitohet mesatarisht nga 160 mijë vizitorë.

Ky panair është një ndër pikëtakimet më të rëndësishme për tur-operatorët, pasi aty mund të krijojnë bashkëpunim me partnerët e huaj njëherësh të njihen edhe me trendin e industrisë ndërkombëtare të turizmit. “Pjesëmarrja e operatorëve turistikë nga Kosova është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,  përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Panairi “ITB Berlin 2018” është i hapur nga data 7–11 mars. Stenda e Kosovës gjendet në Hall 1.2 / 211, thuhet në komunikatë për media të MTI-së”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka licencuar…