Prezantohet Bellinghami, merr fanellën me numër 5

15 qershor 2023 | 13:06

Jude Bellingham është shfaqur në Valdebebas si lojtari më i ri i Real Madrid. Mesfushori anglez firmosi kontratën e tij me spanjollët për gjashtë vite, deri në vitin 2029, dhe bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit “Los Blancos”.

Bellingham pas vizitave mjekësore dhe firmës, është prezantuar përpara shtypit me fanellën e tij të re në duar, e cila pas shpine do të ketë numrin 5-së, atë që dikur e mbante legjenda e Francës, Zinedine Zidane.

19-vjeçari do të përfitojë një pagë neto sezonale prej 11 milionë euro deri në vitin 2029.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i ri i Premier Ligë (2023/2024) do të fillojë…