
Prezantohet kostumi turbo-elektrik që fluturon me 300 km/orë
12 nëntor 2020
| 08:27
Gjigandi gjerman i automobilave BMW thotë se shpreson t’i revolucionarizojë sportet ekstreme duke vendosur motorë elektrikë në kostumet e lëshimit “me krahë” për t’i bërë ato të fluturojnë me shpejtësi 300-km/orë.
Kostumet e zakonshme të lëshimit me krahë u bënë një sport ekstrem popullor në fund të viteve ’90 kur sportistët nisën të lëshoheshin me to nga lartësi të mëdha për të fluturuar mes kenioneve e zonave të thepisura malore.