Prezantohet përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll

14 shkurt 2020 | 16:06

Është prezantuar përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, ChristosMarmarinos.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është shprehur i lumtur për marrëveshjen e arritur me Marmarinos, i cili është shumë ambicioz.

“Ne jemi të nderuar që sot prezantojmë trajnerin e ri të Kosovës, Christos Marmarinos. Chritos është një trajner shumë ambicioz dhe me shumë njohuri për basketbollin modern. Është një kohë e shkurtër për të punuar me basketbollistët, pasi që ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut janë shumë afër, por besojmë në aftësitë e tij. Shpresojmë se do të kemi suksese dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për një kohë më të gjatë”, ka thënë Fetahu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shën Valentini është një shenjtor i njohur, që ka jetuar…