Priestley: Shpresoj t’i fitojmë tri pikë ndaj Drenicës

19 nëntor 2021 | 17:18

Në konferencën për media të organizuar nga skuadra e Dritës para ndeshjes kundër Drenicës, i pranishëm ishte edhe futbollisti Esosa Priestley.

Ky i fundit bëri me dije se klubi i Dritës është përgatitur mirë dhe në ndeshjen e radhës pret pikët maksimale.

“Ne jemi takuar me Drenicën dhe kemi arritur të fitojmë. Mendoj se kemi marrë energjinë e duhur nga përgatitjet dhe jemi gati për ndeshjen e radhës. Shpresoj t’i fitojmë tri pikë”, ka thënë Priestley.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë…