Prigozhini mbetet nën hetim nga Shërbimi Federal i Sigurisë

26 qershor 2023 | 12:51

Udhëheqësi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, mbetet nën hetim nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) me dyshimin për organizimin e një rebelimi të armatosur, ka njoftuar gazeta ruse “Kommersant”, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Një çështje është hapur më 23 qershor pasi Prigozhin ka njoftuar një “marshim për drejtësi” nga luftëtarët e tij kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

Sipas Kremlinit, akuzat penale pritej të hiqeshin në këmbim të kthimit të tyre në kampe dhe zhvendosjes së Prigozhin në Bjellorusi.

Por “Kommersant” ka cituar burimin e tij të thoshte se nuk kishte ende kohë për të ndryshuar statusin e çështjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja Donjeta Sadiku do të paraqitet sot në ring për…