Princ Harry flet për nënën dhe ikjen e tyre drejt ShBA-së

01 mars 2021 | 09:31

Duka i Sussex ka folur së fundmi për vendimin e largimit nga Familja Mbretërore. Princ Harry është shprehur se në ato momente ishte i shqetësuar se historia po përsëritej, duke iu referuar asaj që kishte ndodhur vite më parë me nënën e tij.

Në fragmente të një speciale televizive të ardhshme me Oprah Winfrey, Princi Harry tha se ishte “lehtësuar” që kishte pranë gruan e tij Meghan, raporton BBC, transmeton abcnews.al.

Duka i referohet largimit të nënës së tij nga Familja Mbretërore tre dekada më parë, ndërsa thotë se nuk mund të fillojë të imagjinojë atë që ajo kaloi vetëm. Intervista e medias amerikane transmetohet në 7 mars.

Dukesha e Sussex nuk foli gjatë dy klipeve 30 sekondëshe të programit të publikuar nga rrjeti amerikan CBS.

Në një fragmentt, Princi Harry i tha Winfrey: “Shqetësimi im më i madh ishte që historia të përsëritej”. “Për mua, unë jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu, duke biseduar me ty me gruan time në krah,” shtoi ai.

Ndërsa tregohet një imazh i princit Harry të vogël me nënën e tij të ndjerë Diana, Princesha e Uellsit, ai vazhdoi: “Sepse nuk mund të filloj të imagjinoj se si duhet të ketë qenë që ajo të kalonte nëpër këtë proces vetë gjatë gjithë atyre viteve më parë sepse ka qenë tepër e vështirë për ne të dy por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin “.

Diana hoqi dorë nga titulli i Lartësisë së saj Mbretërore në kohën e divorcit me Princin e Uellsit në gusht 1996. Ajo vdiq një vit më pas pas një aksidenti me makinë në Paris.

Sipas CBS, çifti do të përdorë intervistën për të folur në lidhje me lëvizjen e tyre në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe planet e tyre të ardhshme.

“Meghan do të flasë për hyrjen në jetën mbretërore, martesën, amësinë dhe sesi ajo po e menaxhon jetën nën presion të fortë publik”, tha rrjeti.

Princi Harry ka thënë më parë se ai u tërhoq nga detyrat mbretërore për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga mjedisi “toksik” i krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga shtypi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në Studenicë të…