Ai gjithashtu tha se ka ardhur momenti për veprime konkrete dhe u bëri thirrje organeve legjislative që të mbështesin çdo gjë që fuqizon popullin.
Princi theksoi se qytetarët iranianë janë të lodhur nga represioni dhe kërkojnë lirinë, ndërsa reagimi i regjimit ka qenë shumë brutal. Pahlavi tha se nuk duhet të negociohet apo të qetësohet regjimi që për dekada ka shtypur popullin.
Ndryshe, portali amerikan Axios raportoi se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, është takuar gjatë fundjavës me Pahlavin për të diskutuar protestat që po tronditin Iranin.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të martën se ka anuluar bisedimet me zyrtarët iranianë mes shtypjes së protestave, duke u dërguar një mesazh qytetarëve të Iranit se “ndihma është në rrugë”.



