Prindërit harrojnë foshnjën e porsalindur në taksi

22 maj 2019 | 11:08

Dy prindër në Hamburg të Gjermanisë përjetuan dhimbjen më të tmerrshme vetëm pak orë pasi mirëpritën fëmijën e dytë në familje. Kur po ktheheshin nga spitali, ata harruan foshnjën e porsalindur në taksi. Babai u përpoq ta ndalonte taksistin, por nuk ia doli. Taksisti nuk e kuptoi se ka një foshnje në veturë dhe doli për të ngrënë drekë. Prania e fëmijës u vu re nga një pasagjer që hipi më vonë në taksi. Shoferi telefonoi policinë dhe, pas një kërkimi të vogël, i porsalinduri u bashkua me familjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna ka folur për muzikën e re. Fansat e këngëtares…