Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në rrugën Pejë-Kuqishtë, jashtë rrezikut për jetë
01 shkurt 2026
| 14:40
Burri, gruaja dhe dy fëmijët kanë qenë në veturën që u dëmtua nga rrëshqitja e gurëve rrugës për në Rugovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë me dije se ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Sipas mjekut kujdestar ata jaë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai për “Express”.
Gashi ka thënë se ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje.



