Prishet luhatësja në Skenderaj, 9 të lënduar, mes tyre tre të mitur

20 korrik 2025 | 08:59

Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses, e cila fillimisht ishte prishur.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Dibra” në Skënderaj, dhe të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Skenderaj e më pas më Spitalin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar, pronari dhe punëtori i lojërave, dhe më pas ata janë liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.

Hetimet vazhdojnë lidhur me rastin vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se ushtrimi i…