Prishtina aranzhon katër ndeshje miqësore
FC Prishtina po vazhdon fazën përgatitore duke punuar nga dy herë në ditë, palestër (fitnes) – fushë.
Ndërsa ekipi, tani më i kompletuar, ka aranzhuar katër ndeshje miqësore përgatitore nga gjashtë sa ka planifikuar t’i zhvillojë. Qëllimi i këtyre ndeshjeve testuese nuk do të jetë rezultati, por qëndrueshmëria fizike, ajo taktike dhe komponimi i ekipit.
Ndeshjet të cilat do t’i zhvillojë janë:
E shtunë, 20 korrik, ora 16:45: Flamurtari – Prishtina (stadiumi i Flamurtarit)
E mërkurë, 24 korrik: Ulpiana – Prishtina (fusha dhe ora caktohen ndërkohë)
E shtunë, 27 korrik, ora 17:00: Trepça ’89 – Prishtina (“Riza Lushta”, Mitrovicë)
E mërkurë, 31 korrik: 2 Korriku – Prishtina (në 2 Korrik, ora caktohet ndërkohë)
3-4 gusht, miqësore me skuadër të Superligës (caktohet më vonë)
7 gusht, Prishtina – Prishtina U19 (caktohet më vonë)