Prishtina, Ballkani dhe Drita mësojnë rivalët për raundin e tretë në Evropë

21 korrik 2025 | 13:30

Ballkani e Prishtina paraqiten në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të dy skuadrave, nëse kualifikohen në raundin e tretë.

Shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës është sot, ndërsa prej kundërshtarëve të mundshëm të Ballkanit e Prishtinës janë edhe AZ Alkmaari i Holandës, Varazhdini i Kroacisë, Vllaznia dhe Maribori i Sllovenisë.

Prishtina dhe Ballkani, nëse kalojnë kundërshtarët e tyre në raundin e dytë, mund të përballen me fitueset e dueleve: Ivler Tampere – AZ Alkmaar, St Joseph’s FC – Shamrock Rovers FC, Varazdin NK – CD Santa Clara, Vllaznia – Vikingur Reykjavik dhe Paksi FC – NK Maribor.

Drita, nëse e kalon Copenhagenin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mund të përballet me Lech Poznanin e Polonisë, Malmon e Suedisë dhe disa skuadra të tjera.

Nëse eliminohet, Drita vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe aty mund të përballet edhe me Shkëndijën e Tetovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë dhe kandidati i…