Prishtina bëhet me mbushës elektrik për vetura në Kosovë

23 korrik 2021 | 15:11

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me njërin nga aksionarët e ProCredit Bank dr. Klaus-Peter Zeitinger, kanë marrë pjesë të premten në inaugurimin e stacionit të parë për mbushje elektrike për makinat elektrike në Prishtinë.

Ky projekt u realizua me financim të ProCredit Bankë Kosova dhe është një ndër projektet e komunës të realizuar në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen e ambientit.

Ahmeti gjatë inaugurimit ka potencuar faktin se ky projekt vjen pas punës njëvjeçare të Prishtinës, që hynë në grupin e qyteteve të BERZH-it e që janë pjesëmarrëse të Green City Action Plan – GCAP (planit aksional të qyteteve të gjelbra). Në kuadër të këtij plani, Prishtina pritet të realizojë disa projekte të reja.

“Do të bëhet rregullimi i energjisë efiqence (të ripërtëritshme) në 47 ndërtesa, dhe deri në fund të vitit do të nënshkruajmë kontratën për 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. E kemi nënshkruar dhe jemi para aprovimit të projektit për ngrohje qendrore, projektit të dytë më të madh në Evropën Qendrore për ngrohje me panele solare, që do të ndërtohet në afërsi të Prishtinës dhe është projekt me afro 5 milionë euro dhe që do të jetë projekt me KFW, Qeverinë Gjermane dhe BERZH-it, me të cilin do të mbulohen të gjitha lagjet që kanë banim individual. Të gjitha këto dhe disa projekte për mbylljen e disa rrugëve dhe krijimit të sa më shumë rrugëve për biçikleta na bënë ne që të jemi në agjendën e shumicës së qyteteve evropiane, e që është pra agjenda e gjelbër”, ka deklaruar Ahmeti, duke bërë me dije se parkingu dhe mbushja elektrike në Prishtina Parking, do të jetë fillimisht pa pagesë për të gjitha ata që kanë makina të plota elektrike.

Së shpejti pritet të inaugurohen edhe gjashtë stacione të reja me mbushës elektrike, dhe në total do të jenë 10 mbushës elektrik deri në fund të mandatit qeverisës.

Image preview

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës U20 (M) në fundjavë do të luajnë…